30 milionë euro vjedhje në Bashki. Olsi Rama, Gaz Demi dhe Gjoka masakrojnë Rrugën e Arbrit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, se bashkë me 5 drejtorë të tij kanë vjedhur 30 milionë euro prokurime publike. Gjithashtu lideri i opozitës denoncoi dhe vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën, se ai me Gaz Demin dhe Pëllumb Gjokës po vjedhin paratë e Rrugës së Arbrit.

“Të dashur miq!

Këto ditë keni dëgjuar se u bënë disa kontrolle te zyrtarët e Erion Veliajt.

A e dini ju se çfarë janë ato?

Belind Këlliçi ka denoncuar që në maj të vitit të kaluar kompaninë e famshme ‘5D’.

‘5D’ do të thotë 5 drejtora. 5 drejtora të bashkisë me në krye Erion Veliajn, kanë vjedhur 30 mln euro prokurorime, para publike me familjarët e tyre.

Po rruga e Arbrit.

Të dashur miq!

Rruga e Abërit, kur e dorëzuam në vitin 2013, ishin pa ndërtuar gjithsej 27 km. 32 km ishin të përfunduara.

Çfarë po ndodh me 27 kilometrat. Me 27 km e rrugës së Arbrit e gjerë 10-11 metra, po i shkon çmimi fiks sa Rrugës së Kombit e gjerë 27 metra në akset e saj.

A ka vjedhje më të madhe?

Shikoni pse. Kur të shihni Gazin dhe Olsi Ramën do të shikoni tabelat mbrapa, ‘Gjoka Kompani’. Pra paratë po i vjedh Olsi me Demin bashkë me Gjokën dhe çmimi i rrugës ka kaluar në ato 27 kilometra në 11 milionë dollarë kilometri.

Të gjitha këto e tmerrojnë Edi Ramën ndaj dhe ai bën çdo gjë të mbajë pushtetin me çdo kusht sepse e di, se ndëshkimi për këto vjedhje do të jetë i jashtëzakonshëm për të dhe organizatën e tij kriminale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Veliaj nis kërkesat për azil në SHBA, bileta e kthimit me 18 janar, reagimi i Berishës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar biletën e avionit të Veliajt duke e nxjerrë …