Kushtetuesja si plastelinë në duart e pushtetit!

Nga Iva V.GRILLO

Vendimi i Kushtetueses per kampet e “pushimit” te refugjateve ishte i lexueshem qe rreth nje muaj me pare, kur kryetarja e Gjykates, pas vendimit te pezullimit, vrapoi te jape nje interviste per gazeten italiane “Corriere”…sepse sipas saj “çeshtja kishte interes dhe ishte delikate edhe per Italine”…?!

Ne interviste u shpreh pak a shume se ishte vetem nje pezullim i perkohshem…dhe italianet te mos shqetesoheshin para kohe…se vonesa kishte ardhur pak a shume nga disa deputete trazovaçe qe kishin bere pak “zhurme”…por kjo nuk.do te thonte se vendimi nuk do te kaloje…

Se çfare detyrimi ka kryetarja e Gjykates Kushtetuese shqiptare te qetesoje nervat e gjakrat e qeverise italiane e ti jape spjegime shtypit italian gjate kohes qe eshte ne mes te nje procesi, kjo eshte e paprecedente…por shume e lexueshme.

Intervista dhe nepermjet saj parathenia e asaj qe do te vinte me pas, eshte vetem nje tregues se drejtesia shqiptare eshte vetem nje plasteline ne duart e pushtetit.

Vendimet e drejtesise shqiptare jane kthyer ne farsa te medha ku edhe ne qofte se merret ndonjehere ndonje vendim ne drejtimin e duhur, ky duket se sherben vetem per te krijuar iluzionin e drejtesise dhe per te perligjur zullumet qe vijne me pas.

Une nuk e di se ku eshte bazuar ligjerisht ky vendim, por nje gje eshte e qarte: qeveria shqiptare e ka nxjerre vendin ne ankand si nje magazine qeniesh njerezore, ku fatkeqe qe kane vendosur te mberrijne ne Evrope per nje jete me te mire degdisen ne fushat e Gjadrit e Kakarriqit vetem ne pritje te deportimit.

Shqiperia nuk ka me shume fusha e lendina se Italia, Gjermania apo Anglia…perkundrazi, eshte vend kryesisht malor.

As aftesi te medha per te zgjidhur probleme nuk ka…se perndryshe nuk do ti ikte gjysma e popullsise.

Keshtu qe perveç pazarit politik me fatet e njerezve te pashprese, ky vendim nuk reflekton asnje merak per fatin e fatkeqeve qe vijne nga larg apo te popullsise vendase.

Perfituesit e vetem jane politikane qe duan te shesin mend ne vendet e tyre se problemi i emigracionit u zgjidh dhe autokrate te cilet jane gati te shesin gjithe vendin ne funksion te çimentimit te pushtetit te tyre.

About Redaksia

Check Also

Kalkulimet e Ramës për pushtetin e tij – Krahasime me sjelljet e diktatorit Hoxha!

Nga Enver BYTYÇI Ka kaluar pa u vënë re një deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë, …