Tirana tronditet nga tritoli, hidhet në erë një zyrë noterie tek ish-Blloku

Një sasi tritoli ka shpërthyer ditën e martë, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një zyrë noterie, në orën 4 të mëngjesit.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë të Esmeralda Dautit.

Nga shpërthimi raportohen vetëm dëme materiale. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe biznese të tjera.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

About Redaksia

Check Also

Vendimi i qeverisë/ Prodhimi dhe shitja e kanabisit do të bëhen nga Rama

Qeveria ka vendosur të ngarkojë shoqërinë ALBTrace Co për të kontrolluar gjurmueshmërinë e cannabisit që …