Berisha: Veliaj, që tmerrohet nga hekurat e Blushit, duhet qëruar nga ajo zyrë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Veliaj që tmerrohet nga hekurat e Blushit duhet qëruar nga ajo zyrë! Berisha tha se, Dumanin e kanë blerë për dosjen e djegësit të Tiranës.
“Miqtë e mi, dua të përshëndes përzemërisht këtu këshilltarët, parlamentarët e qytetarëve të Tiranës për betejën që po zhvillojnë në Bashkinë e Tiranës.
T’i përshëndes për fjalën e tyre, për qëndrimet e tyre.
Të ftoj qytetarët e Tiranës të mos tolerojnë një turp, një hajdut, një vjedhës si Erion Veliaj, të përdhosë shtëpinë e parë të Tiranës, shtëpinë e parë të kryeqytetit, zemrës dhe trurit të kombit.
Ta kërrejmë me lecka këtë hajdut që në paturpësinë më të madhe u deklaron se ka mbjellur 1 milion pemë, në fakt ka vjedhur paratë tuaja për 1 milion fidanë. Dhe a e dini se sa i ka blerë fidanet ai? I ka blerë me Blendi Gonxhen edhe 6500 euro.
Ndaj dhe merreni bashkinë në dorë, mos lini një hajdut si ai që të përdhosë.
Mos harroni se ky hajdut i mbrojtur nga binomi i grupit të strukturuar kriminal Dumani-Kraja, gjobit për çdo ton mbetje qytetarët e Tiranës me 29 euro, tarifa ligjore për djegien e tyre, në një kohë kur nuk digjet asnjë ton.
Të dashur qytetarë dhe qytetare, ky hajdut, të cilin e tmerruan hekurat e Tedi Blushit, në fakt jo me hekura, por me lecka duhet të qërrohet nga ajo zyrë.
Çojani Dumanit, çojani Krajës ta mbajnë për vete hajdutin, se me të kanë ndarë paratë, 130 milionë euro vetëm për djegësin e Tiranës dhe nuk kanë guxuar gjer sot as ta pyesin një herë të vetme.
Të dashur miq, i dëgjoj unë mendimet kontradiktore për Dumanin.
Por këtyre zotërinjve u them, shtroni pak një pyetje: si ka mundësi që ky Dumani, në fashikullin e akuzës për Arben Ahmetajn, që e shkëputi nga procedura për të mbrojtur Erion Veliajn dhe Edi Ramën, përmend 13 herë emrin e Erion Veliajt.
Kurse kur dosja e djegësit të Tiranës, për të cilin janë shpenzuar 130 milionë euro dhe nuk ekziston asnjë gjurmë e tij, shkoi në gjykatë, nuk ekzistonte asnjëherë të vetme emri i Erion Veliajt.
Ta pyesin pak: Altin, çfarë ndodhi me ty, more ndonjë thes me paratë e djegësave apo të nxori ndonjë karton të kuq Edi Rama? Thuaja shqiptarëve dhe mos u hiq si i pavarur.
Të pyesin pak Damanin, po ti që për Ilir Beqajn me shumë të drejtë në mendimin e pakicës kërkove që të hetohej se as në hetim nuk ishte, në fakt të jemi realistë, hajdut si Ilir Beqaj mund të jetë vetëm Erion Veliaj, Blendi Gonxhe dhe Edi Rama. Tjetër nuk ka.
Por problemi është se vjedhja e deritanishme, abuzimi i Ilir Beqajt shkon gjithsej 76 milionë euro. Kurse ky i Veliajt shkon 130 milionë euro me Edi Ramën. Atëherë si ka mundësi që nuk bën një shënim pakice.
Nuk ta mban, të blenë, të vunë nën kontroll.
E vërteta e kap lepurin me qerre. Jo pushteti, e vërteta! Se pushteti është i kapur. Pushteti është kalbësirë këtu”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …