Ilda Zhulali: Rama dhe Veliaj do të japin llogari për paratë e shpenzuara nga inceneratorët

Anëtarja e opozitës në Këshillin Bashkiak për Bashkinë e Tiranës, Ilda Zhulali duke folur në tubimin qytetar tek ‘rrugica e Shpresës’ është shprehur se viti 2024 është kthyer si vitet 90’ pasi sot po luftohet për të sjellë demokracinë në vend, të cilën qeveria po na e vjedh çdo ditë.

Megjithatë, Zhulali thotë se të gjithë ne së bashku do t’i shkojmë betëjës deri në fund, duke i kërkuar Ramës e Veliajt llogari për të gjitha paratë e shpenzuara në çështjen e inceneratorëve dhe jo vetëm.

“Ne sapo kemi ardhur nga mbledhja e Këshillit Bashkiak ku nuk ndodh asgjë ndryshe nga ajo që ndodh në jetët tuaja.

Këtu është e pamundur të bësh pyetje, është e pamundur të kesh mendimin tënd të lirë, apo të bësh opozitë. Kaq të tmerrshme qenkan këto fjalë sot?

Jemi në vitin 2024 dhe nuk e mendoja kurrë që në këtë vit do të rikthesha në ditët që luftonte im at në vitet 90’ për të sjellë demokracinë në Shqipëri.

Ashtu siç im atë mori dhe pati guximin për t’i shkuar betejës deri në fund, këtu dhe unë bashkë me ju sot apo dhe me ata që janë në shtëpi, por me zemër janë këtu do t’i shkojmë deri në fund kauzës tonë.

Ne i kërkuam Veliajt llogari, se sa milionë euro shpenzohen në Shqipëri nga gjithë përfaqësitë e huaja për të na trajnuar ne se si të kërkojmë llogari.

Pse sot Tirana po na vret ditë pas dite, ku rriten fëmijët e këtyre pushtetarëve, a nuk thithin dhe ata ajrin njësoj si ne. Ne kërkojmë llogari për paratë që shpenzojmë për inceneratorin e Tiranës”, tha Zhulali.

About Redaksia

Check Also

Mesazhi i fortë i Papa Leone: Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin e padrejtë të urisë si armë lufte

Mesazhi i fortë i Papa Lone XIV në rrjetet sociale Po dëshmojmë me dëshpërim përdorimin …