Pjesëmarrja në seanca plenare, nis në GJKKO shqyrtimi i ankimimit të Berishës

Në GJKKO ka nisur seanca për shqyrtimin e kërkesës së avokatëve të Kryetarit të PD, Sali Berisha, në kundërshtim të vendimit të SPAK për mos lejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.

Avokatët e zotit Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi kanë hyrë tashmë në sallë në pritje të nisjes së seancës.

Avokatët iu drejtuan me një kërkesë prokurorëve të SPAK, Arben Kraja e Enkeleda Millonai duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetutese.

Po ashtu, sipas tyre, ndaj Berishës nuk ka një vendim të formës së prerë. Por prokurorët e rrëzuan teksa këtë të enjte gjyqtarja Irena Gjoka do të shprehet mbi këtë kërkesë që avokatët depozituan në GJKKO.

About Redaksia

Check Also

Vera me vlerë 2.8 milionë euro/ Gafa e madhe-Kujt ja dorëzoi shishet e verës SPAK…

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar …