Gjykatësja Irena Gjoka shtyn sërish një seancë për liderin e opozitës, Sali Berisha. Kjo shtyrje është e qëllimshme, pasi ajo kërkon që të zgjasë procesin duke shkuar drejt djegies së mandatit të kreut të opozitës.
Këtë herë, avokatët e zotit Berisha kishin apeluar vendimin që nuk i lejon atij pjesëmarrjen në seancat plenare.
Edhe pse kjo është një e drejtë kushtetuese, prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai nuk e kanë pranuar kërkesën.
Ndërkohë gjykatësja Gjoka e shtyu seancën për datën 8 shkurt, në orën 14.30.
Kujtojmë se gjykatësja Gjoka është shkarkuar nga kreu i opozitës kur ai ishte president. Megjithatë ajo vazhdon të shqyrtojë çështjet ndaj tij, edhe pse ky është një konflikt skandaloz interesi.
Sërish avokatët e zotit Berisha kanë kërkuar përjashtmin e Irena Gjokës, për herë të katërt.
Pas këtij vendimi të qëllimshëm ka reaguar, Genc Gjokutaj, avokati i liderit të opozitës.
“U shty për në datë 8, sot gjykata mori dhe kërkesën e katër për përjashtimin e Gjokës, ajo nuk dëgjon, sot ishte një qëndrim jo më dy standarde, por i shtatëfishtë”, u shpreh avokati Genc Gjokutaj.