Al Nassri pa Ronaldon turpëron Inter Miamin e Messit

Al Nassr ka triumfuar thellë në ndeshjen miqësore ndaj Inter Miamit. Ndeshja nisi pa dy yjet kryesorë nga të dy skuadrat, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi dhe nuk e pati shkëlqimin që do ta kishte po të ishin ata në fushë.

Ronaldo mungoi për shkak të lëndimit, kurse Leo Messi hyri në fushë në minutën e 83-të të ndeshjes.

Dilema e fituesit veçse u krye në pjesën e parë me epërsinë e trefishtë të Al Nassr, të cilët shënuan edhe tri herë tjertra në pjesën e dytë.

Ronaldo e shijoi fitoren e ekipit të tij nga tribunat, teksa nuk mundi të jetë i gatshëm për një përballje të fundit me rivalin e tij të madh, Leo Messin.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …