Arben Ahmetaj denoncon 13 milionë eurot e marra nga Rea Xhillari me firmën e Ramës

Kur Arbem Ahmeaj u pyet për çështjen e eko-parkut të Porto Romanos, Ahmetaj u kujtua se ishte edhe një tjetër aferë ku është i pleksur Edi Rama.

Arben Ahmetaj lëshoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur “Eko Park”-un në Durrës. Gjatë emisionit Ahmetaj zbuloi se një person i afërt i kryeministrit Edi Rama ishte pjesë e këtij projekti.
“E morën zbatimin e projektit ata që e kishin bërë. Pse u bë pa tender. Pse nuk u nxor një urdhër për rindërtimin, njerëzit ishin jashtë, që të bëheshin pa tender, pse. A kishte më emergjencë? Jo. Pse plehrat dhe ‘Eko Park’-u duheshin bërë pa tender. Pse budalla ka qenë Alqi Bllako që nuk e firmosi”, u shpreh ai.

Por këtë herë, Ahmetaj e pranoi se në këtë aferë është edhe një familjar i Edi Ramës. Ky ishte konstatimi i fortë, se Edi Rama po vjedh me familjen e tij.

Por cila është historia e eko-parkut? E shpjeguar me pak fjalë, Edi Rama dhe thjeshtra e tij, Rea, me anë të këtij projekti, kanë përfituar të paktën 13 milionë euro.

Gjithçka nis në korrik të vitit 2019, kur Edi Rama shpall se në Porto Romano do të ndërtohet një eko-park. Tenderi shpallet në tetor të vitit 2019 dhe në të marrin pjesë katër kompani.

Por me 3 dhjetor, tenderi anulohet me pretendimin se kishte rënë tërmeti. Ironia është se vetëm 13 ditë më vonë, marrëveshja për eko-parkun firmoset pa tender. Bëhet fjalë për një shumë prej 19 milionë eurosh.

Skandali vijon të përshfaqet më vonë, kur shoferi i familjes së Klodian Zotos merr përsipër të kryejë punimet për vetëm 6 milionë euro. Sipas opozitës, 13 milionë euro përfunduan në xhepat e familjes Rama.

Kjo për shkak se Edi Rama vërtet foli në korrik për eko-parkun, por Klodian Zoto ishte kujtuar që në prill që të kontraktonte një kompani ku punonte thjeshtra e Edi Ramës për të bërë projektin. Pra, 3 muaj përpara se të shpallej nga Rama dhe 6 muaj përpara se të bëhej projekti.

Ky është një tjetër skandal i Ramës që nuk ka shans të hetohet nga SPAK.

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …