Meta: Mbi 13 miliardë Euro janë vjedhur në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një postim në facebook ku ka denoncuar informalitetin në ekonomi dhe përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale që behën nga qeveria aktuale.

Meta shkruan se, vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht dhe kjo do të thotë 13,2 Miliardë Euro në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar.

Reagimi

Ne nuk do të bëjmë asnjë shpikje, përveçse kemi vullnetin politik për t’u ndarë përfundimisht nga informaliteti ekstrem, nga përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale, për t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore e doganore dhe për të realizuar atë nivel të ardhurash që thjesht realizojnë fqinjët tanë.

Të mos harrojmë që jemi qëllimisht për shkak se grabitja dhe vjedhja është prioriteti madhor i kësaj qeverie, vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon, që mbledh vetëm 27,5% të të ardhurave të PBB.

Ndërkohë që vendet e rajonit tonë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja mbledhin mesatarisht 42%.

Ndërkohë duhet të kemi parasysh se kjo diferencë prej 14,5% do të thotë 3,3 miliardë Euro në vit, të cilat nuk mblidhen dhe të cilat nuk administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht dhe kjo do të thotë 13,2 Miliardë Euro në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …