Rama, Velia dhe SPAK kanë mbyllur gojën pas denoncimee të forta të Ahmetajt. Ahmetaj theksoi se kryebashkiaku Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës.
Po kështu, Ahmetaj dha edhe një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se nuk do të lejojë që të bëhet “kokë turku” për të.
Për të gjitha këto akuza, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Rama dhe Veliaj apo ndonjë socialist tjetër, edhe pse vijnë nga një person që ka mbajtur postin e zv-kryeministrit, ministrit të Financave dhe ka qenë i besuari i kreut të qeverisë.
Të gjithë në heshtje dhe bëjnë sikur punojnë.
Mëngjesin e sotëm, Rama ka publikuar disa foto nga shkolla “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, ku thekson se është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me bashkinë. Asnjë fjalë për akuzat e drejtpërdrejta të ish-bashkëpunëtorit të tij.