Berisha: Ekoparku bashkon në një Edi Ramën, thjeshtrën e tij dhe Lul Bravën

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ekoparku bashkon në një Edi Ramën, thjeshtrën e tij dhe Lul Bravën. Berisha tha se, Dumani dhe Kraja nuk akuzojnë Erion Veliajn për gjithë shkeljet që ka bërë.
“Të dashur miq!
Arben Ahmetaj foli. Ata të cilët, sepse të shumtit u tronditën, por ndonjë i porositur nga Edi Rama dhe Lul Brava thanë nuk na nxorri dokumente, ata nuk kanë sy për të parë dokumente.
Unë edhe mbrëmë këtu para jush paraqita me data, fakte, dokumente, Porto Romanon.
Porto Romano ku shkrihen, bashkohen në një, Edi Rama si njerku i artë, thjeshtra e lumtur me projektin për Porto Romanon, Lul Brava me Viktoria Investin, Edi Rama me Dimajan.
Pra Arben Ahmetaj nuk bëri gjë tjetër veç se konfirmoi atë që unë paraqita para jush, një nga aktet më të shëmtuara të vjedhjes së paskrupullt në të cilën një tenderim me 19 milionë i anuluar një herë dhe i përsëritur me 19 milionë për ti marrë kompania Viktoria Invest dhe Dimaja, kompania Rama-Brava.
Ju lutem!
Do ta blinte këtë për 6 milionë, Klodian Zoto për ti dhënë Ramës dhe mundet dhe Bashës me Viktorian, për ti ndarë 13 mln euro.
Çfarë doni të flitet më shumë, çfarë faktesh doni më shumë se kaq.
Miqtë e mi!
Por nëse ka një moment për të cilën shqiptarët duhet ti jenë falënderuar Arben Ahmetaj dhe për të vetmen, autopsinë që i bëri kërmës Skap.
Çfarë rrëfeu.
Rrëfeu se me porosi të Edi Ramës, së pari Altin Dumani shkartisi dosjen, përjashtoi procedurën nga hetimi, e cila nga alfa te omega ishte krim dhe vetëm krim ekonomik.
Me porosi të Ramës për të penalizuar Ahmetaj jo se ai si ministër Financash, ka firmosur trupëzimin në buxhetin afat mesëm të djegësave, të fondeve që nuk ishin.
Jo se ai me kryeministrin ka firmosur përdorimin e fondeve të emergjëncës që nuk mund të përdoreshin kurrë për djegësat.
Jo se ai nuk ngriti zërin, siç e quajti zërin siç e quajti vetë për solidariet, po çfarë solidariteti me mafian, nuk ngriti zërin për mungesën e kompanisë që në këshillin e ministrave po merret 8 pikë, por me akuzën se nuk parandalove Erion Veliaj të bënte gabimet që bëri.
A ka akuzë më qesharake, tallje më të madhe me shqiptarët or miq!
Akuzon këtë dhe nuk akuzon Erion Veliajn se mashtroi me firmë e vulë, se do ti jepte 90 mln euro për djegësin në një kohë kur nuk mund të jepte as një euro pa vendimin e këshillit bashkiak.
Nuk akuzon Erion Veliajn se foli në emër të të gjithë bashkive të qarkut, pa pyetur asnjë bashki.
Nuk akuzon Erion Veliajn se ka firmosur që do të ndjekë punimet dhe do të raportojë çdo muaj për djegësat, asnjëri prej të cilëve nuk ekziston.
Nuk akuzon Erion Veliajn që u merr prej 6 viteve qytetarëve të Tiranës, 29 euro për ton për mbetjet sikur ato digjen dhe nuk digjet asnjë kilogram. Pra në vend të 11 eurove merr 29 euro, të denoncuara nga KLSH-ja.
Nuk e akuzon për asnjë nga këto dhe e akuzon Ahmetaj se pse nuk ndalio Erion Veliaj të bënte gabimet që bëri.
A ka krim më të madh se ky.
Ju lutem, a nuk dalin Altin Dumani, Arben Kraja dhe llumi rreth tyre, në nivelin e Ramës, Agaçit, Veliajt, Lefter Kokës, Allqi Bllakos dhe hajdutëve të tjerë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Basho-opozitarët janë pengje të shpërfytyruara të vesit, bëjnë avokatinë e vjedhjes së votës nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në tubimin qytetar ne mbështetje …