Noka: A mund t’i thotë shqiptarëve Dumani i Partisë, pse SKAP ka fshehur të vërtetën inceneratorit të Tiranës?

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar pas intervistës së Arben Ahmetajti cili deklaroi se Besim Hoxha është zyrtarisht, me dokumente, bashkëpronar i inceneratorit të Tiranës”.

Noka shkruan se, a mund t’i thotë shqiptarëve Dumani i Partisë pse SKAP ka bllokuar hetimet dhe u ka fshehur të vërtetën?

Reagimi

Të nderuar miq!

E kujtoni kur Dumani tha se nuk dimë kush është pronar i inceneratorit të Tiranës? Rezulton se Besim Hoxha është zyrtarisht, me dokumente, bashkëpronar i inceneratorit të Tiranës.

A mund t’i thotë shqiptarëve Dumani i Partisë pse SKAP ka bllokuar hetimet dhe u ka fshehur të vërtetën?

A quhet drejtësi kjo që fsheh dhe zhduk prova të krimit më të madh shtetëror të shekullit? A është kjo drejtësia që duam?

About Redaksia

Check Also

49 vjet nga pushkatimi i dy poetëve

Nga Rexhep POLISI 49 vjet më parë, më 17 korrikut 1977, u pushkatuan nga regjimi …