Nga Adriana KALAJA
Rrugës për te Rruga e Shpresës, sapo errësira kishte mbuluar Tiranën e grirosur nga betoni i ftohtë, edhe më i ftohtë i dimrit, një siluetë në trotuarin përballë, po më përshëndeste me dorë.
Të paktën kështu mu duk dhe vijova ecjen.
Tek ecja në drejtim të Rrugës së Shpresës, silueta po më kërkonte të afrohesha.
Instiktivisht u afrova duke menduar se ishte një nga protestuesit, pasi nuk e njoha, edhe për shkak se ishte shumë i mbuluar nga shalli dhe kapuçi, që në fakt nuk korrespondonin me temperaturat e motit.
Në afërsi kuptova se mbulimi nuk ishte i rastësishëm dhe jo për shkak të motit.
Kur e njoha, duke qënë se me personin kisha vetëm një salutim të ftohtë, mendova se kërkesa për të më takuar ishte e rastësishme, edhe për shkak të pozicionit të punës që mbante.
Por jo.
Kishte ardhur enkas për mua (mbase dhe ditë të tjera por pa rezultat).
Madje edhe mbulimi i mbi tepërt, ishte për këtë shkak të pozicionit të punës dhe personit (prej meje), që ai/ajo kërkonte të takonte.
Doja të të takoja nga afër se telefonat nuk punojnë mirë – tha ai/ajo duke ironizuar.
Plus që flitet për një fallsifikim të rëndë nga SPAK – vijoi ai/ajo (që punon aty), nisur edhe nga fakti se unë nuk po reagoja.
Duke dyshuar që mund të ishte provokim i thashë:
Për çfarë bëhet fjalë?
Pa mbaruar pyetjen, përgjigja erdhi direkt sikur t`a dinte:
Për dosjen “Partizani” vijoi me nxitim.
Me frikën se ishte provokim (që ne avokatë opozitarë e kemi shpesh) i thashë:
Atë e dimë. Nuk ka as prova e as materie ajo çështje. Është politike……
Jo më tha. Bëhet fjalë për procedurën e rregjistrimit dhe shortimit – vijoi a/ajo.
E dëgjova deri në fund edhe pse vetes i`a kisha bërë shumë shpesh pyetjen dhe se këtë gjë e kisha diskutuar edhe me miqtë, lidhur me faktet që ai/ajo më parashtroi.
Nisur nga përvoja që kam lidhur me të shkuarit në SPAK (gati 50 herë), jo vetëm që i dhashë të drejtë, por me këtë rast desha t`i bëja disa pyetje publike ish Drejtuesit dhe Drejtuesit aktual të SPAK, Kraja e Dumani (që sipas meje kanë shpërdoruar detyrën).
Para se të filloj me pyetjet (që në fakt e kisha programuar dje, disa ditë larg takimit edhe për sigurinë e personit, por e shtyva për shkak të intervistës te Çim Peka live), desha të sqaroj miqtë e mi se procedura në një çështje, është baza e një dosje penale (50% e saj), dhe se, Kodi i Procedurës Penale ka sanksionuar rregulla të tilla të cilat, i hapin rrugë një të dyshuari apo të akuzuari që të shkojë drejt pafajësisë ose pushimit të çështjes, nëse organi i akuzës e ka shkelur atë.
Kështu pshm, nëse afati për depozitimin e kërkesës për përjashtim gjyqtari është 72 orë, nëse e çon në 72 orë e pesë minuta, kërkesa quhet e rrëzuar sepse ke shkelur kështu afatet.
E me rradhë.
Batonët, Beqirët, Çuprat, Ballët, Merot, Mërtirët, Hilajt & CO, që thonë se le të shkelet procedura por mjafton që Berisha të jetë në arrest shtëpie e të përgjigjet për abuzimet, dihet se ku e kanë hallin, por ne nuk ja zgjidhim dot.
Në këto kushte, duke e ditur shumë mirë procedurën e rregjistrimit të një kallëzimi penal (e cila minimalisht do disa ditë), shtroj këto pyetje:
- Kallëzimin penal Taulant Balla, e ka bërë me postë apo fizikisht në protokoll?
- Nëse e ka bërë fizikisht, si u rregjistrua brenda ditës në sekretari?
- Nëse e ka bërë fizikisht, dhe sipas fotos poshtë u rregjistrua brenda ditës në sekretari, kur u hodh shorti?
- Nëse e ka bërë fizikisht, e ka bërë vetë Taulant Balla apo nga të autorizuar prej tij?
- Nëse e ka bërë me postë (jam shumë e bindur për shkak të rregullit që nga 9 mars 2020 për shkak të Covid 19), si u rregjistrua kallëzimi brenda ditës?
- Kur e verifikoi Arben Kraja këtë dosje dhe pa se kishte vepër korrupsioni (ndryshe nga rastet precedentë te Portit të Durrësit apo të Plarent Ndrecës dhe Bechettit nga Altin Dumani)?
- Si e hodhi shortin Arben Kraja, elektronikisht apo fizikisht duke i`a deleguar mikeshës së Taulant Ballës këtë dosje?
- Po përfshirjen e tij në këtë dosje, e bëri vetë, me short elektronik apo fizikisht?
- Apo Arben Krajën në këtë dosje e futi Altin Dumani?
- Si e futi Altin Dumani prokurorin Kraja në këtë dosje, me short elektronik apo duke i`a deleguar fizikisht?
Unë po ndaloj këtu me pyetjet, pasi jam e bindur se gazetarët (ata realisht të pavarur), do e investigojnë rastin e do më japin të drejtë për të dhjeta pyetjet dhe shumë që janë brenda tyre e midis rrjeshtave.
Po kështu, përgjigjet lidhur me këto pyetje do i`a bëj edhe me shkrim pasi:
- Nuk mund të rregjistrohet kallëzimi brenda ditës kur ai bëhet me postë për shkak të rregullit të brendshëm që ka SPAK (mund t`a verifikoni edhe sot).
- Nuk mund të operohet me short fizik prokuroria më e lartë në vend, ndërkohë që në të gjithë sistemin shorti është elektronik.
III. Nuk mund të caktosh “ushtarët e partisë”, në dosjet që duhet t`i biesh opozitësh.
Të gjithë Ju që po lëxoni këtë status, i kuptoni shumë mirë si përgjigjet ashtu dhe fallsifikimet e rënda që janë bërë me pjesën proceduriale të kësaj dosje qartësisht politike, dhe për këtë autorët e saj Dumani e Kraja duhet të përgjigjen para ligjit.
Ju e dini se unë i shkoj gjërave deri në fund.
Deri atëhere, unë i sfidoj këta “heronjtë” e fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim, se ose të vërtetojnë të kundërtën e këtyre që unë parashtrova sa më sipër, ose të më procedojnë mua për shpifje.
Edhe Kancelaren e SPAK, motrën e përmbarueses së pazareve të Edvin Kristaq Ramës me Lulzimin e Kunatit, Marsida Xhaferllarit, që mendon se duke i`a mbyllur dosjen Altin Dumani, e mbyll edhe çështjen me mua.
PS: Po desh Arben Kraja për ndonjë avokate lidhur me vjedhjen e Vilës te Gjiri i Lalëzit, i’a ofroj falas.