Noka: Sulmi kibernetik ndaj INSTAT, vetëhakerim! Censusi ka nxjerr më pak njerëz se ata që votuan

Një ditë më parë u njoftua se Instituti Shqiptar i Statistikave, kishte rënë pre e një sulmi hakërrimi, sulm që e pranoi grupi i hakerave iranian, “Homeland Justice”.

I ftuar në News24, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka denoncuar se ky është një sulm që është bërë nga vetë qeveria dhe INSTAT, e kjo sipas tij ka ndodhur pasi nga censusi, rezulton se në vendin tonë numri i popullsisë është më i vogël se numri i votuesve në 14 maj.

“Ka vetëhakerim sepse në regjistrimin e popullatës, censusi nxjerr që janë më pak njerëz që kanë votuar, dhe po të dalin publike tregon se zgjedhjet kanë bërë ç’kanë dashur qeveria…”, u shpreh Noka.

About Redaksia

Check Also

Thellohet skandali/ Cara: “Durrës Marina” në prag katastrofe! 74 cm e zhytur nën tokë dhe 3 miliardë euro në ajër!

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I PD, IGLI CARA Të nderuar qytetarë, Që prej vitit 2023, …