Këlliçi: Inceneratori i Tiranës po financohet nga kompani ruse në listën e zezë nga SHBA

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj deklaroi në një intervistë televizive transmetuar një ditë më parë se, Mirel Mërtirin “e kanë zhdukur nga Shqipëria për t’i marrë biznesin”. Ai përmendi emrin e biznesmenit Blerim Hoxha, për të cilin tha se zotëron 40% të kuotave të inceneratorit të Tiranës dhe ka lidhje të ngushta me dyshen Rama-Veliaj.

Anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi tha sot se, Blerim Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij janë financuar nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA.

Duke u ndaluar te intervista e Ahmetajt, Këlliçi tha në emisionin “Task Force” se, “ai ka konfirmuar të gjitha ata që ne i kemi bërë publike dhe i kemi nxjerrë me fakte dhe dokumenta konfirmoi SPAK e ka fshehur këtë aferë”.

“Është e pamundur që të bëhet një hetim i detajuar për shtëpinë e Ahmetaj dhe nga ana tjetër të mos hetohet se ku kanë shkuar 60 milionë euro që janë vjedhur. SPAK nuk ndërpret kontratën sepse dhe ditën e sotme janë vjedhur 80 mijë euro në qytetin e Tiranës dhe nga ana tjetër të mos ketë asnjë masë për personat që janë realisht përgjegjës. Në gusht të viti të kaluar është vendosu në sekuestro inceneratori i Tiranës dhe ka kaluar me administrator shtetëror. Kam mua që po unoj me grupin e ekspertëve dhe përse nuk p ndërpritet kontrata sepse është lidhur me dokumenta të falsifikuar, me mashtrim ndërkombëtar dhe duhet të kontrollohen paratë përmes administrimit shtetëror. Edhe para dy ditësh janë aguar 1.8 milionë euro për inceneratorin e Tiranës”, tha Këlliçi në emisionin “Task Force”.

“Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% aksionare në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet  që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerim Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë e ARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse”, theksoi ai.

Këlliçi u shpreh se denoncimet lidhur me inceneratorin e Tiranës do të vijojnë, ndërsa dënoi mosveprimet e SPAK për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Për Veliajn foli dhe Ahmetaj në intervistën e transmetuar të enjten, duke e cilësuar pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës.

“… Po mirë, Erion Veliaj a e ka urdhëruar inceneratorin e Tiranës, landfillin e Tiranës që x, y, kompani të mos paguajë. A nuk është kjo veprim i një pronari faktik”, theksoi Ahmetaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …