Aktivisti-Ramës: Edvin, sot tregove se ke vendur shtetin mafioz të diktaturës!

Aktivisti Fatmir Merkoçi nga foltorja e protestës së sotme përpara Parlamentit u ka bërë thirrje qytetarëve që të pregatiten në protestën e radhës më 20 shkur, përpara kryeministrisë.

Merkoçi, teksa i drejtohet kryeministrit Rama me tone të ashpra, shprehet se sot po e kthen Shqipërinë në shtet mafioz të diktaturës.

“Edvin, dëgjoje popullin!

Jam unë, armiku. Më ke shpallur armik.

Nuk kam nevojë tu them qytetarëve se çfarë ke vjedhur. Këtu dal të bëjë thirrje për revoltë popullore.

Sot tregove se ke vendur shtetin mafioz të diktaturës. Parlamentin mund të mbash të rrethuar për një periudhë kohe, por jo për gjithë kohën.

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, më 20 shkurt përpara kryeministrisë. Ka 15 ditë për tu pregatitur e për tu bërë bashkë.

Të gjithë të bëhemi bashkë e mos ta lejojmë më këtë fundrinë  të na vijë e të na coptojë”, tha Merkoçi.

About Redaksia

Check Also

Kuçana: Rama dhe Veliaj po uzurpojnë pronën e Universitetit të Tiranës ku janë 30 mijë studentë!

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana Studentët shqiptarë, bijat dhe bijtë tuaj, do …