Bardhi nga “Rruga e Shpresës”: PD është e bashkuar! Do ndërtojmë aksionin jashtë parlamentit!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu bashkua protestës maratonë që zhvillohet për të 36-tën ditë në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha kundër vendimit politik të dhënë nga gjykata e dirigjuar nga Edi Rama.

Pas përfundimit të tubimit jashtë banesës së kryetarit të PD, Sali Berisha, Bardhi deklaroi për mediat se PD është e bashkuar. Bardhi u shpreh se grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike në tërësi është e bashkuar.

“Një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar

Së pari, siç e kam bërë të qartë në mënyrë të vijueshme, grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar.

Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në parlament, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit.

Sigurisht që ka akoma shumë punë përpara për t’u forcuar PD, por një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Bardhi takon ambasadorin holandez: Integrimi europian kërkon zgjedhje të lira dhe institucione të forta!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e …