Berisha: E nisëm këtu me dhjetëra vetë, tani jemi dhjetëra mijëra dhe së shpejti do jemi qindra mijëra!

Gjatë fjalës përshëndetëse për protestuesit, nga banesa e tij, kryetari i PD, Sali Berisha mes entuziazmit të qytetarëve u shpreh se, e nisëm këtu me dhjetëra vetë, tani jemi qindra e mijëra! Luani u zgjua, mjerë hienat.

“Miqtë e mi, një nderim të pakufishëm për ju, e nisët këtu me disa dhjetëra vetë.

Ja ku jeni sot, dhjetëra mijëra dhe së shpejti do jemi qindra mijëra.

Tirana, Shqipëria do jetë e juaja!

Në këmbë demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë për dinjitetin tonë, për të ardhmen tonë, për Shqipërinë, për lirinë tonë, për Shqipërinë në Europë.

Rrofshi ju, rroftë opozita e bashkuar!

Nderim deputetëve qëndrestarë, nderim protestuesve qëndrestarë.

Fitore, fitore, fitore!

Edhe njëherë, urime për fitoren e shkëlqyer.

Luani u zgjua, mjerë hienat çfarë do të shohin nga luani.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Konsulli që denoncoi Ballën për trafik prostitucioni me moldave dhe lidhjet me tre bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se është një ushtar …