Bardhi nga “Rruga e Shpresës”: PD është e bashkuar! Do ndërtojmë aksionin jashtë parlamentit!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi iu bashkua protestës maratonë që zhvillohet për të 36-tën ditë në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha kundër vendimit politik të dhënë nga gjykata e dirigjuar nga Edi Rama.

Pas përfundimit të tubimit jashtë banesës së kryetarit të PD, Sali Berisha, Bardhi deklaroi për mediat se PD është e bashkuar. Bardhi u shpreh se grupi parlamentar, por edhe Partia Demokratike në tërësi është e bashkuar.

“Një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar

Së pari, siç e kam bërë të qartë në mënyrë të vijueshme, grupi parlamentar i PD dhe PD në tërësi është e bashkuar.

Ne kemi vetëm një detyrë, pas aksionit që kemi nisur në parlament, duhet të ndërtojmë edhe aksionin jashtë parlamentit.

Sigurisht që ka akoma shumë punë përpara për t’u forcuar PD, por një gjë është e sigurt, PD është e bashkuar, siç është i bashkuar grupi parlamentar”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

SHBA avancon me Ambasadorin e ri/ Raporti i plotë që ka mbërritur në Senat

Pak ditë pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump, nominoi Eric P. Wendt për ambasador në …