Borat, llogarit fundin!

Nga Erion DASHO

Diktatorët kanë një tendencë pothuajse universale që i bashkon. Me kalimin e kohës ata bëhen gjithmonë e më obsesivë, për rrjedhojë gjithmonë e më represivë derisa arrijnë pikën pa kthim kur përpiqen të kontrollojnë gjithçka.

Këtu nis rënia!

Ndërsa populli sipas një ligji paradoksal, bëhet gjithmonë e më i bindur dhe opozitat duken të pashpresa, rrëzimi nis nga një shkëndijë e vogël, shpesh e injoruar dhe e pavlerësuar.

Në këtë stad ndodhet sot Borati dhe rilindja. Shkëndija mund të vijë nga shtypja deri në ekstrem e opozitës, mund të vijë nga ish-bashkëhajdutët e kthyer në renegatë si Tigri, mund të vijë nga miqtë e përtejoqeanit, mund të vijë nga Europa, ose mund të vijë nga të gjithë këto bashkë.

Për mendimin tim, 2024-a ka dhënë shenjat se fundi i Boratit është i afërt dhe ky i fundit duhet t’i bëjë mirë llogaritë; shekulli XXI është brutal me diktatorët e rrëzuar…

About Redaksia

Check Also

Lufta për demokraci në zemër të Europës

Nga Redin HAFIZI Kur revolucioni iranian i 1979 u krye, shumë iranian besuan se marrëdhëniet …