Nga Iva V.GRILLO
Aktori Ndrenika me apo pa dashjen e tij ia bëri shërbimin Veliajt e pushtetit.
Jo thjeshtë se i bëri një shërbim mediatik atyre duke u gjendur në vendin, kohën dhe rolin që i duhej Veliajt, por sepse 80% e programeve mediatike dhe mediave sociale këto ditë merren me debate mbi “puthjen”… Megjithatë sado zhgënjyes që të jetë ky fakt, ai nuk është gjë tjetër veçse një detaj anësor i tablosë të trishtë të shoqërisë shqiptare…
Zhvendosja e vemendjes tek ky detaj i kapjes së shoqërisë ku subjekt e objekt në këtë rast bëhet sjellja e një aktori në moshë të thyer (i cili qartazi ka rënë prej vitesh në rrjetën e predatorëve profesionistë me pushtet ashtu si shumë të tjerë më të rinj e ndoshta jo aq vulnerabël sa ai) mund të shërbejë si konfirmim i asaj që tashmë dihet e thuhet nga të gjithë: “po, pushteti rilindas ka blerë dhe vazhdon të blejë zërat e figurat publike, pa dallim moshe, aftësish, etj”…, por kjo nuk sjell asgjë të re që nuk e dinim.
Gjatë kohës që mediat e analistët futen në debate “pro e kundër” mbi skenografinë e radhës bajate të pushtetit, siç ishte “puthja Ndrenika”… Rama ka rikonfirmuar që marrëveshja e Gjadrit do të vazhdojë për aq kohë sa t’i dojë qejfi shtetit italian, Balluku vazhdon e qetë “fushatën” nëpër Shqipëri dhe skandalet gëlojnë…
Të merresh me përsiatje filozofike mbi “puthjen Ndrenika” në këto kohë kiameti politik është një luks…
Mos ia jepni këtë avantazh pushtetit!
Gazeta RD