Nga Iva V.GRILLO
Besoj se po behet gjithnje e me e qarte per aktoret qe e rreshtojne veten si opozitare te regjimit Rama, se pavaresisht llojit te dakordesise apo pelqyeshmerise personale ndaj liderit opozitar Berisha, ky i fundit, pa dashjen e tij, i ka dhene luftes opozitare nje leve te fuqishme: kauzen e reagimit ndaj arrestimit politik te kreut te opozites.
Ne fakt kalimi i kesaj vije te kuqe duhet te ishte kambane alarmi e fuqishme per çdo qytetar, pavaresisht spektrit politik ku ben pjese…por sidomos ata qe e quajne veten opozitare jo vetem qe nuk mund te mbyllin syte ndaj ketij ekstremi te luftes politike, por perkundrazi, duhet ta perdorin kauzen e arrestimit te liderit opozitar duke i rene fort kembanave per rrezikshmerine qe paraqet regjimi per jeten e lirine e çdo qytetari te thjeshte neser e ne vazhdim.
Lufta e qendresa ndaj regjimit nuk mund te behet duke injoruar elefantin ne dhome: arrestin politik te liderit opozitar, te zgjedhur ne ate post nga vullneti i elektoratit.
Berisha, ne kete faze te vjeshtes se vet politike, ndonese pa dashjen e tij, i ka dhene opozitarizmit nje instrument te fuqishem reagimi dhe lufte ndaj regjimit, nje “leve Arkimedi” qe duhet te perdoret patjeter per te bere opozitaret bashke.
Nuk ndodh shpesh te arrestohet lideri opozitar…kush e sheh veten perballe regjimit, nuk e ka luksin te mos ta perdore kete padrejtesi qe mund te kthehet shume shpejt si nje nga mjetet me te fuqishme te reagimit dhe qendreses ndaj nje regjimi te krimbur ne skandale.
Foto e pare nga muri i Bledi Kasmi
Foto e dyte nga rrjeti