“Luani u zgjua, mjerë hienat”, paralajmërimi i Berishës për protestën kombëtare të 20 shkurtit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në protestën qytetare të mbajtur poshtë banesës së tij, pas asaj tek parlamenti, paralajmëroi protestën tjetër.

Berisha tha se në 20 shkurt shqiptarët do të vijnë në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin.

Gjatë fjalës përshëndetëse për protestuesit, nga banesa e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha mes entuziazmit të qytetarëve u shpreh se, ‘e nisëm këtu me dhjetëra vetë, tani jemi qindra e mijëra! Luani u zgjua, mjerë hienat’

FJALA E PLOTE:

Miqtë e mi!

Kjo betejë është beteja e triumfit të dinjitetit njerëzor, beteja e triumfit të luftëtarëve të lirisë, beteja e triumfit të atdhetarëve shqiptarë, beteja e atyre që e duan Shqipërinë në Europë.

Beteja e triumfit të ëndërrave dhe të rinjve shqiptarë.

Të dashur miq!

Ka vetëm një rrugë drejt fitores, betejë pa kthim, mosbindje civile.

Me 20 shkurt Shqipëria në Tiranë, në ditën antitirani në ditën anti Edvin, në ditën kundër Edvinit, kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.

20 shkurti është dita e triumfit tonë.

Është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.

Demokrate e demokratë!

Simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë parlamentit Rama-Linda, kryeministria e Edvin Kristaq Xhelatit, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit.

Nuk ka forcë në botë që do mbrojë këto simbole të krimit, të poshtërimit të shqiptarëve para jush, njerëzve idealistë, njerëzve atdhetarë, njerëzve demokratë.

Miqtë e mi!

Një nderim të pakufishëm për ju, e nisët këtu me disa dhjetëra vetë.

Ja ku jeni sot, dhjetëra mijëra dhe së shpejti do jemi qindra mijëra.

Tirana, Shqipëria do jetë e juaja!

Në këmbë demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë për dinjitetin tonë, për të ardhmen

tonë, për Shqipërinë, për lirinë tonë, për Shqipërinë në Europë.

Rrofshi ju, rroftë opozita e bashkuar!

Nderim deputetëve qëndrestarë, nderim protestuesve qëndrestarë.

Fitore, fitore, fitore!

Edhe njëherë, urime për fitoren e shkëlqyer.

Luani u zgjua, mjerë hienat çfarë do të shohin nga luani.

Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!

About Krye Redaktor

Check Also

Ambasadori Alistair King-Smith mori shpifjen e Lulzim Bashës dhe e përcolli si të vërtetë te qeveria e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është përgjigjur ambasadorit britanik në Tiranë, Alistair King-Smith, duke …