Opozita u bashkua sot në protestën e opozitës para parlamentit dhe në Parlament. Masa të shtuara garda kishte marrë për shkak të pranisë së Edi Ramës në sallën e parlamentit dhe për shkak të protestës jashtë sallës.
Seanca e sotme plenare është mbyllur për 7 minuta, ashtu siç ndodh për më shumë se dy muaj. Ditën e sotme mijëra mbështetës të opozitës ishin mbledhur para Parlamentit, por Edi Rama nuk ka lejuar edhe ditën e sotme deputetët të ushtrojnë të drejtën e tyre të pjesëmarrjes në seanca plenarë duke i bllokuar ata me anë të Gardës se Republikës.
Në këto moment deputetët e opozitës u janë bashkuar qytetarëve në protest. Deputeti i PD, Dash Sula nga protesta u është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje që t’i bashkohen protestave kundër regjimit të Edi Ramës.