Shoqata e Autoshkollave në protestë kundër rritjes së çmimeve të patentave

Shoqata e Autoshkollave të qytetit të Elbasanit janë ngritur në protestë ditën e sotme lidhur me vendimin e rritjes së çmimit të patentave me afro 15 mijë lekë të reja.

Ata shprehen se ky vendim është marrë në mënyrë të fshehtë dhe pa miratimin e tyre, si dhe rëndon në kurriz të qytetarëve.

“Kjo gjë do të sjellë një ulje të numrit të aplikimeve për marrjen e patentës”, thonë ata.

Një problem tjetër për ta është dhe rritja e çmimit të naftës për të cilën ata shprehin se duhet të rimbursohet si në rastin e fermerëve dhe me rritjen e çmimit për ta do të jetë akoma dhe më e papërballueshme e mund të shkojnë drejt falimentit.

Nëse situata vijon të jetë e njejtë, anetarët e shoqates së Autoshkollave paralajmerojnë përshkallëzim të protestës, duke i lënë një javë kohë për ndryshim vendimi.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …