Kushtetuesja pranon kapitullimin: E paimagjinueshme ajo që bën Kuvendi!

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është shprehur se, “është e paimagjinueshme në një shtet ligjor” që Kuvendi të vendoset në pikëpyetje zbatimi i vendimit të GJK nga ana e Kuvendit për deputeten Olta Xhaçka.

Zaçaj deklaroi se vendimet e GJK-së janë të formës së prerë dhe duhet të zbatohen, pasi nuk ka ekuivok ndaj tyre, duke shtuar se “kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen”.

“Të vësh në pikëpyetje zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese është e paimagjinueshme në një shtet ligjor. Vendimet e Kushtetueses janë të formës së prerë dhe janë përfundimtare. Do të thotë që ato janë të zbatueshme.

Nuk ka ekuivok në vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Për sa kohë që janë përcaktuar si të tilla, kanë forcën e ligjit dhe nuk mund të diskutohen, vetë Kushtetuta nuk i ka dhënë gjykatës mekanizma kontrolli të zbatimit të vendimeve sepse në një shtet ligjor është postulat që vendimet e GJK janë të zbatueshme. Nuk do të komentoj më tej”, tha kryetarja e Kushtetueses, Holta Zaçaj.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …