Bardhi: Rama do na ketë përballë! Ne bëjmë betejë për qytetarët!

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se “do të na ketë përballë”. Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi u shpreh se, “kush mendon se arroganca zgjidhet me fjalë e ka gabim”.

Ai theksoi se Kuvendi ka degraduar deri në pikën ku fut vendimet e Kushtetueses në xhep, duke shtuar se i shpërfill dhe injoron.

“Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë.
Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik.

Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e Gykatës Kushtetuese e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …