Deputetët e opozitës përzënë Gjiknurin nga salla: Harroje opozitën e emëruar!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, debatoi ashpër me kreun e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri. Ky i fundit tha se opozita nuk kërkon reformë zgjedhore, duke shtuar se ligji është në fuqi dhe ai do zbatohet. Por Noka i tha se, Gjiknuri dhe Rama nuk do emërojnë dot opozitën false.

“Harroje opozitën e emëruar. Nuk e zhbëni dot. Me opozitë të emëruar nuk bën dot asgjë.

Bashkëkryetarin ta solli Rama. E emërove ti.

Ja ku e keni bashkëkryetarin, ku ka vullnetin e opozitës.

Të tjerëve jepuni tendera, punësojani bashkëshortet, kulla jepuni, kate jepuni, por opozitë nuk bëhen.

Emrin opozitë nuk ua jepni dot, emrin opozitë ua kanë dhënë shqiptarët. Opozita nuk emërohet, këtu ka një opozitë reale. Shqiptarët do ju kërrejnë”, tha Noka.

Pas debatit, Gjiknuri u largua.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …