Lidhjet e inceneratorit të Veliajt me oligarkun rus në listën e zezë të BE, garant tek ARMO

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës deklaroi gjatë një interviste televizive se 40 për qind të aksioneve i ka një kompani zvicerane. Gazetarët e ekonomisë, Klodian Tomorri dhe Ola Xama hodhën dritë në emisionin “Të Paekspozuarit” rreth këtij personazhi.

Klodian Tomorri: Në maj 2022 ka ndodhur një ndryshim aksionerësh në kompaninë “Geogenix”, pronarja e kompanisë “Integrated Energy” që ka inceneratorin e Tiranës. Për një vit rresht ky ndryshim nuk është njoftuar askund. Në prill të vitit të kaluar papritur mbërriti në QKB dhe u pa që kishin ndrydhuar aksionerët e kompanisë në Holandë dhe rrjedhimisht edhe aksionerët e koncesionit në Tiranë.

Dhe dilte që 40 për qind të aksioneve i kishte një kompani e regjistruar në Zvicër, “Ikare Energy”. Kjo ka edhe një filial në Shqipëri që quhet “Ikare Energy” dhe z. Blerim Hoxha është administrator i kompanisë që është këtu në Tiranë. Dhe sot kjo kompani thotë sot se ne nuk jemi pronarë. Sepse u ofruan italianët por u tërhoqën sepse nuk gjetën paratë. Ky Blerimi thotë tani se do të bëjë padi në Zvicër se i ka përmendur emrin.

Ola Xama: Janë dy kompani, “Bylis Energy” dhe “Tosk Energy”. “Bylis Energy” lidh kontakte me “CDF Conseilsars”, me përfaqësues Kristofer Dabord. Ky bashkë me shtetasin Blerim Hoxha ishin përfaqësues të kompanisë që kishin vënë në punë rafinerinë e naftës ARMO, ndërkohë që garancinë për të blerë naftën, i vjen nga kompania “Gunvor Oil” që zotërohet në 50 për qind nga shtetasi rus Genady Timshenko që është në listën e Departamentit të Thesarit të SHBA-ve.

About Krye Redaktor

Check Also

Kosova bllokon 26 tonë mish të shkrirë nga Brazili në Portin e Durrësit, Shqipëria asnjë kilogram

Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare …