Chelsea në kaos total, “rebelohen” yjet e ekipit

Si kurrë më parë në vitet e fundit, Chelsea është mbërthyer nga një krizë totale, me blutë që janë jashtë çdo objektivi sezonal ndërsa prezenca në Evropë sezonin e ardhshëm duke më shumë si një mision për James Bond se sa për futbollistët e Chelsea-t. Pochettino kërkoi falje publike tifozëve pas humbjes me “poker” golash kundër Wolves, por kaq nuk mjafton, për më tepër që situata nuk pritet të ndryshojë shpejt. Zërat kundër trajnerit sa vijnë e shtohen, nëse nuk do të ishte për rregullat e “Fair Play Financiar”, Pochettino do të ishte shkarkuar prej kohësh.

Problemi është më i thellë se kaq, tani yjet e Chelsea-t të gjendur përballë një fakti të tillë kanë filluar të rebelohen, ose më saktë janë bërë pishman për kontratat afatgjatë që firmosën me blutë. Drejtuesit e Chelsea-t i premtuan parajsën, një projekt të madh, një ekip që do të dominonte Anglinë për shumë vite, por në fushë po rezulton e kundërta.

Në janarit e 2023, Chelsea afroi në Londër dy lojtarë, Mudryk dhe Enzo Fernandez, dy lojtarë që i kushtuan klubit 195 milionë paund, ndërsa firmosën kontrata deri në 2031. Këtë verë afruan edhe dy lojtarë të tjerë si Jackson dhe Caicedo, vetëm ky i fundit i kushtoi 115 milion paund duke thyer rekordin brenda për brenda Anglisë. Në total, që pas ardhjes së pronarit të ri, Chelsea ka firmosur me nëntë lojtarë kontrata deri në 2030.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …