Këlliçi me kongresmenin amerikan: Asnjë i pushtetshëm s’mund të ketë imunitet apo trajtim preferencial nga drejtësia

Belind Këlliçi

Me Jonathan Jackson, Kongresmenin e Chicagos, Distriktit nr.1 të Illinois. I ati i tij, Jesse Jackson, konsiderohet në Amerikë si një ndër aktivistët e të drejtave të njeriut më në zë dhe një ndër personat më të afërt të Dr. Martin Luther King Jr.
Partneriteti mes dy vendeve tona, situata politike në Ballkan dhe specifikisht në Shqipëri, ku Kryetari i Opozitës ndodhet në arrest, pa asnjë akuzë apo provë, ishin në fokus të bisedës tonë.
Korrupsioni si pengesë serioze dhe kercenimi më i madh për të ardhmen e vendit, ishte një nga shqetësimet që ndamë.
E informova kongresmenin për denoncimet e forta dhe provat për aferat e qeverisë që paraqet Opozita në menyrë të perditshme dhe ndame qëndrimin se asnjë i pushtetshëm në vend, nuk mund të ketë imunitet apo trajtim preferencial nga drejtësia.

About Krye Redaktor

Check Also

Vokshi: Molotovi më e pakta ndaj atyre që grisën dhe shkelën Kushtetutën

Deputetja demokrate Albana Vokshi thotë se protesta shprehu revoltën e qytetarëve, ndërsa theksoi se nga molotovët …