Edhe njëherë për relativizuesit e mëdhenj!

Nga Iva V.GRILLO

Arsyetimet qe behen mbi deklaratat e dhena nga ish zv kryeministri Ahmetaj duke i klasifikuar ato thjeshte si reagime nervoze te nje humbesi ne nje lufte politike “brenda llojit” apo si nje “film” qe e kemi pare edhe me heret, ne rastin me te mire jane te paargumentuara.

Se pari, Ahmetaj nuk i ben keto deklarata nga pozita e ndonje metonjesi politik rishtar i cili deshiron te marre frenat e partise se vet ne dore.

Ahmetaj eshte ne pozita komplet te tjera, keshtu qe krahasimi qe behet me raste te meparshme ku anetare brenda nje partie politike jane kapur per fyti per te fituar terren apo treguar supremacine e tyre nuk qendron.

Po keshtu, edhe sikur ta pranojme qe gjate 30 viteve ka pasur shume akuza e kunderakuza “politike” te cilat nuk kane prodhuar asgje (gje qe nuk eshte plotesisht e vertete, sepse ka pasur edhe doreheqje…edhe procese ligjore, etj), kjo nuk do te thote qe deklaratat e Ahmetaj duhet te zhvleresohen apriori.

Ka disa ndryshime te medha midis deklaratave te bera nga ish zv kryeministri krahasuar me shembujt e meparshem relativizues qe na jepen.

1). Se pari, Ahmetaj ka qene numri 2 i qeverise Rama dhe nje nga bashkepunetoret e tij me te afert. Deklaratat qe ben, i ka ben nga ky pozicion.

Pra nga pozicioni i nje ish-shtetari, ne ekzil, i cili ka pasur ndoshta jo vetem informacion te dores se pare por edhe fuqi te krahasueshme me shume pak te tjere.

2). Se dyti, rezultati i korrupsionit per te cilin ai flet eshte i prekshem, i matshem dhe nuk eshte nje hamendesim, bindje personale apo teze politike : taksapaguesit shqiptare paguajne çdo dite 80,000 euro … inceneratori nuk ekziston…pronaret e tij nuk gjenden…qeveria ben çmos te mbuloje gjurmet…

Prandaj kjo qasja “intelektuale”…”ehuuuu sa kemi pare e degjuar ne si Beni” nuk shkon dhe me e pakta eshte çorientuese per qytetaret.

Ahmetaj nuk ishte i ftuar para publikut si etalon etike, integriteti apo morali.

Jeta e solli aty ne pozicionin e dikujt qe duke mbrojtur veten e tij rikonfirmoi dhe dha indicie te reja per disa te verteta qe qeveria, drejtesia dhe nje pjese e politikes po mundohet ti fshehe me çdo kusht.

A do te ishte me mire qe Ahmetaj te kishte folur edhe me hapur, me mire, me qarte?

Sigurisht qe po.

Por edhe kaq sa tha, foli plot dhe mjaftueshem per t’u marre seriozisht!

Sigurisht nga ata qe qe kane veshe te degjojne!

About Redaksia

Check Also

Rasti Beleri tregon fytyrën e vërtetë të sistemit të drejtësisë shqiptare!

Nga Genc GJOKUTAJ Për t’u betuar si i zgjedhur nga shqiptaret në krye të Bashkisë …