Bardhi: Basha iu përgjigj thirrjes së grupit të PS, Nikolla të heqë dorë nga arroganca e përjashtimet…

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi komentoi zhvillimet e sotme në Kuvend. Bardhi i bëri apel Nikollës, që të shohë kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend.

Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’u shpjeguar shqiptarëve se ky nuk është një parlament normal dhe se sa kohë opozitës i mohohen të drejtat e saj kushtetuese, nuk mund të ketë një falsitet në parlamentin e Shqipërisë përmes një normaliteti të rremë që nuk ekziston për sa kohë shkelet rregullorja dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë,” tha Bardhi.

Ai komentoi edhe praninë e Lulzim Bashës sot në Kuvend.

“Besoj që edhe ju e patë, grupi parlamentar i PS, kishte shpërndarë një mesazh që deputetët e mazhorancës duhet të paraqiteshin në seancë në orën 9.

Ndjej keqardhje që disa deputetë me mandat opozitar, i janë përgjigjur këtij urdhri të grupit parlamentar të PS. Realisht ndjej keqardhje!”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …