Forumi i të zgjedhurve vendore pranë PD po ndjek me vëmendje dhe shqetësimin të madh situatën në qeverisjen vendore, posaçërisht sulmin e fundit ndaj nëpunësve të Bashkisë Shkodër!
Si pjesë aktive e aspiratës për demokraci dhe vetqeverisje te mirë vendore, forumi ka mbrojtur e mbron interesat e bashkive nga pikëpamja institucionale, ato të zgjedhurve lokal, por mbi te gjitha mbron interesat e punonjësve të thjeshtë të administratës në çdo bashki, qoftë me statusin e shërbimit civil apo me kontratë pune.
Ne përcjellim me vëmendje çdo zhvillim me ndikime negative që prodhohet nga politika qendrore, por gjithashtu ndjekim me vëmendje edhe politikat dhe vendimarrjet jo të mira apo që shkaktojnë probleme të vetë funksionarëve vendorë.
Rasti flagrant i bashkisë Shkodër, me pushimin nga puna të 189 nëpunsave vendorë është shkelje flagrante e statusit të nëpunësit dhe të drejtës kushtetuese të punësimit!
Duke denoncuar këtë fushatë spastrimesh, ne i bëjme thirrje kryetarëve dhe këshillave bashkiakë të jenë te kujdesshme në emërimet dhe shkarkimet nga detyra të stafeve bashkiake.
Sjelljet me adminitraten duhet te jenë mbi baze ligjore dhe performance profesionale për karieren e tyre.
Çdo qasje tjeter mbi baza të vullneteve partiake është e gabueshme.
Adminstrata vendore eshte aset i çmuar dhe kyç për shërbimet bashkiake, është potencial e memorje institucionale!
Për kualifikimin e tyre shoqëria ka paguar para nga takspaguesit shqiptarë dhe ndërkombëtare!
Forumi të zgjedhurve vendorë pranë PD mbeshtet qëndrimet e institucioneve nderkombëtare per thellimin e reformave në administratën publike, luftën kundër nepotizmit dhe korrupsionit.
Në këtë kuadër ne edhe një herë i bëjmë thirrje çdo titullari të bëj kujdes me emërimit dhe shkarkimet nga puna!
Kryetarët përpara se të etiketojnë punonjesit me experiencë për pa aftësi, do ti keshillonim të shfrytëzonin këtë kohë për të vendosur në levizje kapacitetin e tyre, si dhe per tu ngritur edhe vetë profesionalisht!
Po kështu i bëjme thirrje adminisitrates te jetë në nivelin e duhur te performaces dhe te shërbej pa frikë dhe vetem mbi baza ligjore!Ne jemi pranë viktimave të pastrimit politik dhe mbështesim cdo të drejtë dhe hapesirë ligjore për cilindo qe ju cënuar statusi dhe e drejta jetike e punesimit!
Për kryebashkiakun e Shkodres do ti kujtonim të punonte më shumë për problemet reale të qytetarëve, përpara se të hapte shqetesime të panevojshme në jetën e familjeve të ndershme te punonjesve te bashkise!
Lidhur me gjuetinë politike ndaj nëpunësve të bashkisë Shkodër Forumi i te zgjedhurve vendore pranë PD do të njoftojë Kongresin e Autoriteteve Vendore të Këshillit të Evropës!