Luli përditë e më shumë po braktiset nga të gjithë. Mësohet se edhe një tjetër deputete ka braktisur Bravën e famshëm.
Tashmë ai ka mbetur me 10 ‘besnikët’ e tij, të cilët pasi marrin urdhër nga Luli dhe Rama, rreshtohen në krah të socialistëve dhe mbyllin gojën para padrejtësive.
Media ka mësura se nga Partia e Vulës është larguar Ilda Dhori, deputete e Qarkut të Fierit dhe është bashkuar me Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha.
Kjo është një lëvizje e deputetes, në momentet kur Basha është haptazi një bashkëpunëtor i Ramës dhe po braktiset nga të gjithë.
Mesa duket deputetja Ilda Dhori, shkruan CNA, do t’i bashkohet aksionit opozitar të nisur prej disa muajsh nga ligjvënësit demokratë.