Mbappe zgjodhi Madridin, në Angli ndezin “alarmin”: Reali do dominojë Evropën për 10 vite

Në Spanjë, temë diskutimi mbetet e ardhmja e Kylian Mbappe. Sipas AS, “gjeli” më i famshëm i ka kërkuar Real Madrid 50 milionë euro kesh, plus 120 milionë euro si bonus mirënjohje. Kjo kërkesë e Mbappe-s konfirmon se transferimi i tij në Madrid nuk ka qenë çështje parash pasi Mbappe aktualisht përfiton 72 milionë euro në sezon te PSG. Me largimin e sigurt të Mbappe-s, PSG vijon të punojë për të gjetur pasuesin e tij.

Ndërkohë, në Angli ndezin “alarmin”; Reali do dominojë Evropën për 10 vite!

Sipas Corriere dello Sport, i përzgjedhuri është Rafa Leao. Portugezi sapo ka rinovuar kontratën e tij me Milan deri në 2028, por PSG mund të paguaj klauzolën e tij të largimin prej 175 milionë euro. Transferimi i Mbappe te Real Madrid shqetëson shumë futbollin anglez, pasi sipas mediave në ishull, Reali pritet të dominojë futbollin evropian në 10 vitet e ardhshme.

Prej kohësh, Perez ka ditur të përzgjedh lojtarë duke afruar në Madrid futbollistë si Jude Bellingham, Rodrygo, Vinicius jr, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni etj, lojtarë të rinj, ndërsa më Mbappe do të shndërroheshin në një ekip të frikshëm.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …