Miell në formën e “vizave të kokainës” në shkallët e Kuvendit, Noka: Ky është narkoshteti

Deputetët e përjashtuar të opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend. Flamur Noka ka shtruar miell në formën e vizave të kokainës në shkallët e Kuvendit, që sipas tij tregon se ky është narkoshtet.

Noka i ka akuzuar se po i shërbejnë sipas tij narkoregjimit, duke theksuar se po ndalojnë përfaqësuesit e popullit të hyjnë në Kuvend.

“Janë pjesë e mazhorancës, po i shërben narkoregjimit. Në krye të detyrës, të ndalosh përfaqëuesit e popullit të hyjë në Kuvend”, tha Noka.

Më pas ai ka vrapuar drejt sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit që po qëndronte në oborr, të cilit po ashtu i ka hedhur miell.

About Redaksia

Check Also

Pëllumbesha Spirogjoka në portalin e-Albania! Berisha: Neveri dhe vetëm neveri!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një denoncim të qytetarit dixhital, i cili shprehet …