Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një automjeti është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhabije” në hyrje të qytetit. Nga ngjarja mbeti i plagosur shtetasi, Selami Brahimi, i cili është transportuar në drejtim të spitalit jashtë rrezikut për jetën. Ai ndodhej në një mjet tip “Citroen” në momentin që është qëlluar.
Nga të shtënat me armë zjarri automjeti ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e pasme. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe vetë kreu i policisë së Shkodrës.
Ndërkaq, ka reaguar edhe policia. “Rreth orës 17:55, në lagjen “ 10 Korriku”, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri makina e shtetasit S. B.,(e cila ka qenë e ndaluar). Si pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën pronari i mjetit shtetasi S. B. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po këqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, sqaron policia.