Aktori-Berishës: Të tradhtuan ministrat që kur erdhën tek ty ishin me çorape të grisura

Aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj i është bashkuar sërish sonte protestës poshtë banesës së kryetarit të PD, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij, Malkaj tha se, ish-kryeministrin e kanë tradhtuar ministrat, të cilët kur shkuan tek ai ishin me çorape të grisura.

“Doktor kam një gjë farë të vogël me ty, të uroj shëndet e jetë. Ty të kanë tradhtuar ministrat, që kur erdhën tek ty ishin me çorapë të grisura. Se rron ai që është injorant thotë Gëtja dhe që nuk e di që është injorant, ai të bën hatanë doktor. Ti për inat të të gjithëve ke lexuar një bibliotekë të tërë more lumadh, nuk mësove fare nga ato librat. Nuk i dallon dot njerëzit? Po dalloji o dalloji, janë me çorape të grisura, u vinë këmbët erë, mjafton të heqë këpucët ai dhe e merr vesh se ca është”, tha aktori Malkaj.

About Redaksia

Check Also

“Zjarri në Elbasan i qëllimshëm”/ Gazetari: Duan të fshehin 150 milion euro…

Gazetari, Enton Abilekaj, ka deklaruar se zjarri në Elbasan në një fushën e mbetjeve është …