Bardhi njeh vendimin e shumicës në PD për Berishën si Kryetar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar përballë gazetarëve në Çim Peka Live, ka theksuar se i bindet vullnetit të shumicës së anëtarëve demokratë, për të zgjedhur si kreun e tyre, Sali Berishën.

Sipas Bardhit, ‘do ishte absurditet që kur ti certifikon herë pas here se kush është vullneti i shumicës së anëtarëve dhe nqs nuk përputhet me mendimin tënd ti të vazhdosh të hiqesh një gjë që nuk je’.

Pjesë nga intervista 

Bardhi: Nëse pozicionet secili prej nesh i shikon si përgjegjësi sa më shumë të jenë të përfshirë, aq më mirë do të bëhet puna, nëse pastaj e shikon si privilegje apo si karrige që vijnë privilegje, padiskutim që do thoshin po si do ndahet kjo, apo kush do e marri këtë e atë…

Abrozia Meta: I njihni zgjedhjet që janë bërë nga ky grupim në PD?

Bardhi: Unë njoh vullnetin e anëtarëve të partisë. Kam qënë i gatshëm për të marrë çfarëdolloj përgjegjësie pune në PD, nuk kam pasur nevojë për tituj, nuk bërë ndonjëherë tituj për tituj, por kam bërë betejë për atëqë është interesi i demokratëve po mbi të gjitha përgjegjësia jonë për ti kthyer me punë mundin dhe sakrifica që ata kanë bërë…

Ambrozia Meta: E njihni vullnetin e tyre për kryetarin e PD?

Bardhi: Njoh vullnetin e anëtarëve të partisë për çfarëdolloj çështje edhe nëse Gazment Bardhi mendon ndryshe. Do ishte absurditet që kur ti certifikon herë pas here se kush është vullneti i shumicës së anëtarëve dhe nqs nuk përputhet me mendimin tënd ti të vazhdosh të hiqesh një gjë që nuk je. Është absurde.

Ambrozia Meta: E njihni apo nuk e njihni Sali Berishën si kryetar të PD?

Bardhi: Nuk është çështja e njoh apo nuk njoh. Njohja apo nuk njohja është qëndrim personal. Në politikë…

Ambrozia Meta: Grupimi Berisha ju kanë njohur si kryetar të grupit parlamentar…

Bardhi: Pse më kanë njohur? Sepse shumica e kolegëve më kanë votuar. Unë po them që shumica e anëtarëve kanë shprehur një vullnet. Kush jam unë që e njoh apo nuk e njoh. Unë mund të kem mendim krejtësisht të kundërt por respektoj vullnetin e anëtarëve dhe shumicës së partisë.

Ndryshe kthehet sikur unë jam i mbinatyrshëm dhe nëse dikush është kryetar apo një strukturë e caktuar politike varet nga vullneti im. Jo unë në parti pavarësisht se kam një pozicion të lartë drejtues në caktimin e pozicioneve të partisë kam një votë si çdo anëtar i thjeshtë i PD.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …