Grabitet nën kërcënimin e armës një dyqan në Tiranë

Një dyqan me celularë ka rënë pre e vjedhjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30 në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë.

Sipas burimeve policore, një person i maskuar ka hyrë në biznes dhe përmes kërcënimit me armë, ka marrë një sasi të konsiderueshme celularësh që subjekti i tretonte.

Policia bëri të ditur se, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

About Redaksia

Check Also

Balluku ra/ Tani beteja për largimin e Ramës, 10 shkurti vendimtar

Sali BERISHA Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju, përfaqësuesve të demokratëve të dy lagjeve …