Po Enkeleid Alibeaj – Basha dhe Marsida Xhaferllari a do dënohen për tradhëti bashkëshortore?

Nga Adriana KALAJA

Së pari, unë gjykoj se kjo tema e ndryshimeve të Kodit të Familjes lidhur ne tradhëtinë bashkëshortore (bigaminë), është hedhur në treg nga regjimi, për të shfokusuar deklaratat e forta të ish numrit 2 të qeverisë, z. Ahmetaj, sidomos përsa i takon kërcënimit me jetë të tij dhe familjes së tij (edhe partneres së deklaruar).

Së dyti, nëse kjo bëhet realitet ligjor, të parët që duhet të dënohen ligjërisht e mbi të gjitha moralisht, janë çifti bashkëjetues Enkeled Alibeaj-Basha me Marsida Xhaferllari, fakt i ditur botërisht, porse i mohuar ligjërisht.

Le ti marim me rradhë.

Që Marsida bashkëjeton prej vitesh me Enkeledin, kjo jo vetëm nuk do diskutim por as provim faktik.

Siç jeni në dijeni, sapo u vura në dijeni të faktit se Marsida Xhaferllari në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, harbohej duke festuar në një grup politik ku pjesë është edhe partneri i saj Alibeaj – Basha, e denoncova në faqen time dhe njoftova kallëzim penal lidhur më këtë akt të ulët dhe të paprecedent të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithëse N. D. që kishte bërë postimin e hoqi direkt videon nga fb i tij (foto 1), siç deklarova më datë 4 janar depozitova në SPAK një kallëzim penal, i cili sipas vendimit të këtij të fundit datë 25.01.2024 (foto 2, 3), ka kaluar me “mosfillim”, me arsyetimin se këto shkelje duhet të hetohen nga KPA apo ILDKPKI, meqenëse unë kisha cituar në kallëzim se i jam drejtuar.

Po kështu, për shkak të “vesit të keq” që kam, atë të çuarjes së gjerave i drejtohem me kërkesë KPA (vënë në dijeni edhe Kryetares së Gjykatës Kushtetuese), dhe ILDKPKI, me objekt fillimin e procedimit disiplinor dhe administrativ duke e pezulluar deri në përfundim të hetimeve dhe me masë përfundimtare shkarkimin e saj.

Sipas shkresës datë 26.01.2024 (foto 4), Kryetari i KPA e kalon “topin” te Gjykata Kushtetuese, e cila megjithëse është vënë në dijeni nga unë për këto shkelje kushtetuese të Marsida Xhaferllarit, as nuk ka marë masa për fillimin e një procedimi dhe as nuk ka kthyer përgjigje (fakt për të cilin shumë shpejt do referoj kallëzim penal).

Ndërkohë, sipas përgjigjes ardhur nga kjo gjykatë, referuar kërkesës time për përjashtimin e partneres së Enkeledit të Lulzimit të Kunatit të Veliajt nga çështja e Marëveshjes Meloni – Rama, me vendimin datë 18.01.2024 (foto 5), është vendosur deklarimi i papranueshëm i kërkesës time.

Poooooor, mua këto përgjigje, me kalimin e “topit” (për shkak edhe të faktit se jam tifoze futbolli), nga një institucion i korruptuar në tjetrin edhe më të korruptuar, jo vetëm nuk më lodhin por më motivojnë më shumë.

Dhe “lajmi i mirë” nuk vonon.

Vjen përgjigja nga ILDKPKI (fotot 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13).

Siç lehtësisht shihet (kam marë vetëm vitin 2022), Enkeled Alibeaj – Basha paska një bashkëshorte (për etikë e kam fshirë emrin), dhe kjo nuk është Marsida Xhaferllari që ndan krevatin aktualisht e harbon duke festuar lokaleve të Tiranës.

Po kështu, edhe Marsida Xhaferllari, alias përmbaruesja e pazareve midis Edvinit e Lulzimit, nuk paska bashkëshort, por as bashkëjetues (që është detyrim ligjor t’a deklarosh).

Përpos kësaj, në vitin 2008 dhe 2009 Marsida ka deklaruar një bashkëshort (për etikë e kam fshirë emrin), i cili vetëm në një deklaratë pasqyron se ka një shtëpi prej 350,000 Eurosh.

Lidhur me këtë deklaratë, pyetja që shtroj unë është se mos janë këto para (dhe të tjeta) që Marsida nuk i’u nënshtrua vetingut ashtu si të gjithë subjektet brenda sistemit të drejtësisë?

Shumë shpejt këto pyetje e shumë të tjera që kam konstatuar në deklarimet e bashkjetuesve që fshehin bashkëjetesën Enkeled Alibeaj – Marsida Xhaferllari, që minimalisht përbën vepër penale të fallsifikimit në deklarime, dhe kjo jo vetëm nuk më shqetëson por më gëzon se më legjitimon në të gjitha akuzat e mia.

Ajo që më shqetësoi në këtë rast, është fakti se mund t’ë jesh edhe i paburrë, edhe i pa moral, edhe mosmirënjohës me ata që të kanë bërë “njeri” por të jesh kaq i ndyrë, i pisët dhe i ulët moralisht sa të mos deklarosh bashkëjetuesen/partneren, një fakt që e dinë të gjithë?

Se amoraliteti i Marsidës, që e pranon të përforet për pazare e të mos deklarohet si partnere, nuk do shumë të tregohet.

T’i thotë dikush se le të vishet sa të dojë bukëshkali Enkeled AliBasha me firmato, se çorapet grisura dhe këpucët me vrimë ja shohim ende të veshura në trupin e tij të zhveshur nga dinjiteti dhe inegriteti.

PS: Se megjithë kërcënimet me jetë nga miku i Enkeledit Edvin Kristaq Rama, Arben Ahmetaj pati burrërinë dhe i doli në krah partneres së tij.

PS 1: Fakti që SPAK ka vendosur mosfillim për shkak të ndërhyrjes së motrës së Marsidës, që është Kancelare në atë institucion, është arsye më e madhe që legjitimon se këta janë një grup pazarexhinjsh në shërbim të pushtetit.

PS 2: Morali dhe dinjiteti është brenda njeriut dhe nuk t’a jep as të qënit gjyqtar kushtetues e as deputet shtojsë e regjimit.

About Redaksia

Check Also

Patriot shqiptar?!

Nga Redin HAFIZI Në Shqipëri edhe patriotizmi ka ndryshuar thelbin dhe është kthyer nga ndjenjë …