Protestë para bashkisë Shkodër: Benet Beci të largojë guroret ose do ta zgjidhim me Kanun!

Protestë e banorëve të Postribës janë stacionuar përpara bashkisë Shkodër, ndërsa protestojnë në lidhje me ujin e ndotur që pretendojnë se shkon në çezmat e tyre për shkak të guroreve që ndodhen në fshatin Domen.

Me pankarta në duar me mesazhe të forta, banorët kërkojnë ndërprerjen totale të punës nga guroret, ose do të bëjnë vetëgjyqësi.

Protestuesit shoqërohen nga administratori i Postribës, Bledar Brahimataj. Banorët u shprehën se do t’i kërkojnë kryetarit të bashkisë Shkodër, Benet Beci që guroret të largohen, ose në të kundërt do ta zgjidhin sipas Kanunit.

About Redaksia

Check Also

“Nëse nuk gjej punë…”/ Biseda e fundit e policit me familjarët para se të digjej në Llogara

“Nëse nuk gjej punë, nuk kthehem më sot në shtëpi” – këto janë fjalët e fundit …