Vokshi: Një tjetër nënë i dha fund jetës sepse nuk e përballonte, 20 shkurti është thirrje

Nga Albana VOKSHI

Një tjetër grua i ka dhënë fund jetës së saj. Një nënë e dy fëmijëve nuk e ka përballuar dot, e vetme, betejën e përditshme për mbijetesë.

Keqqeverisja, varfëria, vjedhja, abuzimet me fondet e buxhetit, korrupsioni, mungesa e shërbimeve sociale, braktisja nga Qeveria ka bërë që në 10 vitet e fundit 1 mln shqiptarë të emigrojnë për një jetë më të mirë për familjet e tyre.

Emigrimi është plaga më e madhe e hapur gjatë keqqeverisjes së Ramës që po shkakton cdo ditë dëme të pariparueshme në ekonominë, shoqërinë, demokracinë në Shqipëri, plagë që po shkakton edhe shkatërrimin e shumë familjeve.

“Nuk mundem më, amanet fëmijët” – janë fjalët e fundit të Shpresës, fjalë që duhet të ushtojnë në mendjen e secilit prej nesh.

Të reagojmë, të protestojmë që familjet të mos shkatërrohen, që prindërit të mos ikin, që fëmijët të mos rriten jetimë e me trauma, që shqiptarët të mos vuajnë më plagën e migrimit, që të ndalim ikjen e të mendojmë për të ngritur një të ardhme më të mirë në atdhe.

#20shkurt
#protesto
#reago
#tëmbrojmëfamiljen
#tëmbrojmëfëmijët

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha takohet me republikanët e Trump dhe konservatorët britanikë

Partia Demokratike forcon bashkëpunimin me Republikanët amerikanë dhe konservatorët britanikë për zgjedhjet e 11 majit …