Berisha-fermerëve: 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua fermerëve shqiptarë se, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni.

“Mos të harrojmë, Shqipëria në Europë është vendi me peshën më të madhe në ekonomi nga bujqësia.
Dhe bujqësia e saj po shkatërrohet nga viti në vit në mënyrë të pandalshme.

I garantoj fermerët se PD me programin e saj do ndalojë rrokullisjen, do stopojë të keqen që i ka kapur ata, do shënojë kthesën e vërtetë. Do rrisë subvencionet, të paktën nga e sotmja me 8 herë.

Do garantojë shërbimet, do garantojë cilësinë e inputeve, do garantojë taksën e ndershme të barabartë në blerje dhe shitje, do garantojë subvencionin për njësi prodhimi, do nxisë eksportet e tyre, do mbrojë prodhimet e tyre.

Fermerë shqiptarë, 20 shkurti është dita juaj, është dita të zbrisni në Tiranë me të gjitha mjetet që keni, është dita të fitoni ju, të fitojë Shqipëria”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandal/ Bashkia nuk ka vende në kopshte e çerdhe për 80% të fëmijëve, i detyron të shkojnë tek privati

ESIONA KONOMI 80% e fëmijëve në moshë çerdheje dhe kopshti në Bashkinë e Tiranës nuk …