Berisha: Qytetarët të mbështesin protestën e fermerëve! “Ballkani i Hapur” i Ramës dhe Vuçiçit i ka shkatërruar ata

Kryetari i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarët të mbështesin protestën e fermerëve! Berisha tha se, “Ballkani i Hapur” i Ramës dhe Vuçiçit i ka shkatërruar fermerët shqiptarë.
“Të dashur miq, sot unë nga kjo dritare, nga kjo protestë duhet t’u përcjell përshëndetjet më të përzemërta fermerëve shqiptarë kudo që janë.
Të përshëndes fermerët e Devollit, Korçës, Myzeqesë dhe t’i ftoj ata, o sot o kurrë të ngrihen për të drejtat e tyre, për interesat e tyre.
Të ftoj qytetarët, demokrate dhe demokratë, o sot o kurrë, të mbështesin fermerët tanë.
Europa, BE, nga Mesdheu në detrat e veriut, është përfshirë nga protestat më të fuqishme të fermerëve europianë.
Fermerët e Greqisë e gdhinë mbrëmë në rrugët e qyteteve të vendit fqinj për kërkesat e drejta të tyre.
Por në qoftë se një njeri, një fermer shqiptar, pyet dhe krahason se cila është mbështetja që një fermer grek, një fermer italian apo gjerman, fiton nga shteti, krahasuar me mbështetjen që i jep shteti shqiptar atij, do të gjejë se kjo mbështetje është realisht 10, 15 herë më e vogël se e tyre.
Në qoftë se fermeri shqiptar pyet se cilat janë politikat fiskale të qeverive të BE ndaj fermerëve, ai do të gjejë se ato janë politika të favorshme, se TVSH atje është e bazuar si në shitje, ashtu edhe në blerje. Se subvencionet kanë në bazë prodhimin dhe çdo njësi prodhimi subvencionet.
Do gjejnë fondin e garancisë nga përmbytjet dhe fatkeqësitë natyrore.
Do të gjejë shërbimet falas në të gjithë territorin. Kontrollin e rreptë të të gjitha inputeve.
Po fermeri shqiptar? Përballet me një qeveri armiqësore, e cila është e vetmja në botë që ka vendosur zero TVSH në blerje dhe 20 përqind në shitje. Dhe kjo e tëra është rezultat i Ballkanit të Hapur që vendosi Edi Rama me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç, në mënyrë që përpunuesit shqiptarë të preferojnë importet serbe krahasuar me prodhimet e vendit.
Çfarë po ndodh miqtë e mi? Katastrofë, katastrofë. Në Belsh numri i krerëve në një vit dhe i prodhimit të bulmetit është ulur me 55 përqind, me 54 përqind në Mallakastër. Krerët e gjedhëve në rrethin e Fierit nga 59 mijë kanë ra në 39 mijë brenda një viti.
Qytetarë dhe qytetare, ngrihuni dhe mbështesni fermerët sepse kjo ka bërë që sot në qytetet e Shqipërisë, bulmetrat të kenë një çmim 110 përqind të çmimit mesatar në BE.
A mund të imagjinoni ju që qytetarët shqiptarë, blejnë kilen e qumështit, djathit, bulmetra të tjera, vezën, më shtrenjtë se në Francë, më shtrenjtë se në Itali, më shtrenjtë se në Greqi, më shtrenjtë se në shumicën e vendeve anëtare të BE. Ndaj qytetarë, në këmbë për të mbështetur kauzën e drejtë të fermerëve tanë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Konsulli që denoncoi Ballën për trafik prostitucioni me moldave dhe lidhjet me tre bandat

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm, Taulant Balla se është një ushtar …