Fermerët protestë: Na plotësoni kërkesat ose vijmë me mjetet te kryeministria

Ashtu siç ishte paralajmëruar, fermerët janë ngritur në protestë këtë të shtunë në Bilisht të Korçës.

Teksa i shfaqën bashkë me mjetet e punës, fermerët u shprehën se u detyruar të protestojnë për mbetjen stok grurit dhe uljen e çmimit të qumështit nga grumbulluesit.

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se Ministria e Bujqësisë dhe qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas, madje shkojnë e me tej kur thonë se protestën e tyre do e zhvendosin në kryeqytet.

Më herët gjatë javës, një përfaqësi e fermerëve la para shkallëve të Ministrisë së Bujqësisë një listë me kërkesa. Fermerët kërkojnë barazimin e TVSH-së për produktet bujqësore; rimbursim për çdo litër qumësht; naftë pa taksa; faturë TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit ditën e dorëzimit të produktit; subvencion për farnat dhe fidanët; subvencion për produktet organike.

About Redaksia

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …