Nga Redin HAFIZI
Shqipëria sot është antiamerikane pasi është e betuar pro Soros. Ndërkohë Shqiptarët duhet të mësohen të dashurojnë Amerikën si një ide, një ëndërr e lirisë dhe jo si një lopë që jep qumësht për viçat e Soros. Pra ka një Amerikë që na mëson të jemi të lirë, të mbrojmë kushtetutën e çuditërisht në veshët e mi këto parime vijnë përmes zërit të gazetarit Elez Biberaj në fund të viteve ‘80 e fillim vitet’90. Ndërkohë politika e sheh Amerikën si lopë dhe këtu media ka pjesën e vet.
Media në Shqipëri ka marrë fund. Komplet të shitur me përjashtime më pak se gishtat e njërës dorë. Të majtët e deklaruar që paguhen nga inceneratorët, një ide e kapitalizmit Sorosian, u çanë duke trumpetuar fitoren e Biden në Karolinën e Jugut, ndërkohë që për fitoren e Trump në Nevada së fundmi nuk kanë shumë interes. Fatkeqësisht në të njëjtën linjë janë edhe disa media që quhen të djathta dhe nuk paguhen nga inceneratorët, por direkt nga Erion Veliaj, kukulla kryesore në shitjen e Shqipërisë tek interesat e Soros.
Me zhurmë të madhe mediat Shqiptare trumpetuan zgjedhjet primare të stisura në Karolinën e Jugut me disa kandidatë kukulla si konkurrentët e Putin në Rusi, pasi për Soros ka rëndësi fasada dhe mesazhi që përçohet në botë. Një President në detyrë kurrë nuk është konkurruar seriozisht në SHBA, ndërkohë nga ana tjetër kemi Presidentin Trump që po sfidon çdo konkurrent në primare dhe me diferencë të lartë. Media Shqiptare nuk bëzajnë për suksesin e Trump, pasi mesazhi që jep fitorja e Trump është i qartë kundër fasadës dhe falsitetit dhe pro çdo zgjidhje për problemet e qytetarëve.
Fitorja e Trump tingëllon kambanat se koha e parazitëve të gjithëditshëm ka mbaruar dhe nis epoka e njeriut të punës. Fitorja e Trump tregon se koha e trajtimit të Amerikës si një lopë që duhet mjelë mirë për të pasuruar parazitët në Shqipëri e kudo në kurriz të punëtorëve Amerikanë, ka mbaruar. Koha kur Veliaj pasurohet pa punuar asnjë ditë, por vetëm duke kuruar imazhin ka mbaruar me fitoren e Trump. Kjo është që media në Shqipëri sheh dhe janë hedhur në sulm kundër Trump duke i amplifikuar fjalët e çdo mashtruesi apo mashtruese në botë dhe nga ana tjetër kur prokurorët specialë gjejnë probleme në përdorimin e materialeve të klasifikuara për Presidentin Biden, ai justifikohet me sëmundje mendore, ndërkohë që ai fiton në Karolinën e Jugut dhe drejton vendin më të fuqishëm në botë.
Megjithatë media në Shqipëri nuk pyet se kush e drejton vërtet Amerikën kur keqpërdorja e materialeve të klasifikuara justifikohet me sëmundjen dhe moshën e Biden. Askush në Shqipëri nuk diskuton se sa herë Alex Soros hyn në Shtëpinë e Bardhë dhe këshillon. Kë këshillon nëse President Biden nuk ndjehet mirë? Patjetër që bisedat bëhen me zv/Presidenten Harris që ka patjetër mbështetjen e Presidentit Obama dhe bashkëshortes së tij. Ja pra që President Obama nuk doli kurrë nga Shtëpia e Bardhë, pasi Biden u zgjodh si fasadë që Kamala Harris të jetë President “de facto”. Ndërkohë media Shqiptare është pjesë e lojës dhe sidomos tani me problemet në rajon ku pazaret po fshihen me shpenzime nga media.
Kohë e artë për të bërë para deri kur një President i vërtetë të hyjë në Shtëpinë e Bardhë e të mos bëjë rrush e kumbulla paratë e taksapaguesve në Amerikë që të ndërtojnë përralla me superShqipëri në krah të Amerikës. Deri atëherë do të duhet të lexojmë apo dëgjojmë se si President Biden po fiton dhe sa i “poshtër” është President Trump që sipas mediave në Shqipëri kërkon të zgjidhet për interesa të biznesit të tij. Në fakt është e kundërta që President Trump përfaqëson. Ai është businessman që po mundohet të bëhet President pa përdorur politikën, por vetëm fjalën. Ai kërkon të pastrojë Ëashington DC nga individë që përdorin politikën për t’u zgjedhur Presidentë e më pas të mbeten businessman or businessëoman pas përfundimit të mandatit.
Një president i tillë ngjason shumë me çdo analist në Shqipëri, i majtë a i djathtë që përdor politikën për t’u bërë me biznes, ndërkohë që kushdo që ndërtoi biznes pa u marrë me politikë po falimenton. Prandaj media në Shqipëri mbështet Biden nëse shkojmë majtas, Haley nëse rrëmojmë djathtas, por mbeten armiq të së vërtetës dhe punës së njeriut që mbështetet nga President Trump. Kjo nuk është media, por zyrë shtypi e politikës, nuk pasqyron realitet, por krijon realitet dhe prandaj është kriminale kur vret shpresën e njerëzve. Shpresa mbetet gjallë kur qytetarët dëgjohen dhe ata shohin se hallet e tyre dalin. Nëse media merret më shumë me mashtrimet e Soros për Amerikën, atëherë qytetarët ndjehen të harruar dhe largohen. President Trump po garon vetëm për të harruarit dhe injoruarit që në botë janë shumicë e po dhunohen nga doktrina e pakicës.