Dy gisht letër nga larg… në ditën tënde!

Nga Iva V.GRILLO

Ne diten tende dua te te kujtoj si dikur…ashtu siç rrekemi te kujtojme mes fotosh, rinine dhe lavdine e dikurshme te prinderve qe mosha tashme i ka kerrusur.

Dua te te kujtoj ashtu te thjeshte dhe madheshtore ne te njejten kohe, tek qendron serbes buze Dajtit hijerende… deshmitare e pazeshme e historise, e dashurise dhe urrejtjes, tek pret e percjell e bij qe te deshen e nuk te deshen, bujtes te urte e te zhurmshem, idealiste, qendrestare… barbare e sharlatane.

Ne nje dite si kjo, dua te kujtoj stolite e tua me te mira …ato qe t’i zhvaten nga trupi barbaret e shekullit te ri, mu perpara syve tane… duke menduar se nuk do te paguajne kurre per gjemen qe te kane bere…qe na kane bere…

Ne kohe te tilla, veshtire te mendosh per ty pa ndjere ate lemshin shtrengues ne gjoks.

Por sot eshte dita jote…dite kur projektojme endrrat tona me te bukura per ty!

Edhe shume mijevjecare te tjere Tirana jone, me breza te ardhshem qe do te dine te te duan me shume dhe me mire!

About Redaksia

Check Also

Kur mediat nuk kanë interesin publik primar, por pagesat nga inceneratorët…

Nga Adriana KALAJA Sot gjithë mediat që paguhen nga inceneratorët, dhanë lajmin e dosjes së …